Video/ LaCivita do të vijë, por nuk dihet se kur! Berisha ende nuk di se ç’po ndodh me strategjistin e fushatës së PD-së

“Datën e ardhjes po e lë surprizë për ju – por ju siguroj që do të vijë,” tha kryetari demokrat, duke theksuar edhe një herë se çdo gjë, përfshirë pagesat për La Civitan, do të jetë transparente.
Më tej, kreu i demokratëve sqaroi gjithashtu se një person nga kompania e LaCivita-s do të vendoset me zyrë në Tiranë, ndërsa vetë Chris LaCivita do të udhëtojë herë pas here drejt Shqipërisë.
LaCivita u prezantua nga Berisha si njeriu që me magjinë e tij do të ndihmojë PD-në jo vetëm të vijë në pushtet, por edhe do të ndikojë që Berishës t’i hiqet statusi non-grata në SHBA.
Tingëllon disi e çuditshme që, më pak se 45 ditë nga data e zgjedhjeve, strategjisti kryesor i fushatës së PD-së nuk ka ende një zyrë dhe as staf në Tiranë, ndërsa vetë LaCivita është shfaqur vetë një herë në një konferencë për shtyp në krah të Berishës dhe Mediut.
#Video #LaCivita #të #vijë #por #nuk #dihet #kur #Berisha #ende #nuk #çpo #ndodh #strategjistin #fushatës #së #PDsë
Java News