Pikiata e euros/ Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu 932 milionë euro në 2024 për stabilizimin e kursit

Banka e Shqipërisë ka tërhequr rreth 932 milionë euro nga tregu valutor gjatë vitit të kaluar me qëllimin kryesor stabilizimin e kursit të monedhës evropiane por dhe rritjen e rezervës valutore. Nësë bëjmë një krahasim me vitet e kaluara blerjet e monedhës europiane rezultojnë në rekorde historike por përsëri kjo nuk ka dhënë efekte të dukshme në stabilizimin e kursit.Në 2024 euro e ka nisur vitin në vlerën e 104 lekëve për të zbritur më pas në pjesën e dytë të vitit në nivelin e 98 lekëve.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në total gjatë vitit të kaluar u blenë 932.8 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit dysheme të kursit dhe vetëm 283.8 milionë euro ishin për të rritur rezervën valutore .Në total gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë ka realizuar 20 ankande për blerjen e monedhës europiane.Ndërkohë që gjatë këtij viti pritet që numri i ankandeve të jetë 22 dhe po ashtu edhe vlera pritet të jetë më e lartë e parashikuar midis 270-350 milionë euro.
Edhe vlera e rezerves valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord . Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në muajin shkurt të këtij viti preku vlerën 6.9 miliardë euro, nga 5.5 miliardë euro që ishte një vit më parë. Ky nivel u ndikua nga blerjet e sasisë së valutës në treg nga Banka Qendrore për efekt të rezervës valutore por njëkohësisht edhe si një masë për të mbajtur stabël nivelin e kursit të këmbimit.
#Pikiata #euros #Banka #Shqipërisë #tërhoqi #nga #tregu #milionë #euro #në #për #stabilizimin #kursit
Java News