Aktualitet

Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”

Të gjitha besimet nën një “çati”. Këtë synon të arrijë qeveria përmes projektit më të fundit për të ngritur ‘Parkun e Besimit’, në zonën e Petrelës në Tiranë, në afërsi të Kalasë. Me në fokus ‘bashkëjetesën fetare’, parku thuhet në dokumente e konkursit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare do të shërbejë si një vend që do të bashkojë besime të ndryshme

Kjo hapësirë duhet t’i kushtohet promovimit të  harmonisë ndërfetare dhe të nxjerrë  në pah rëndësinë e natyrës në jetën shpirtërore dhe kulturore

Korporata e Investimeve

Sipërfaqja ku do ndërtohet Parku i Besimit është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.

Jo vetëm për vizita por edhe për të fjetur. Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një ‘mirëqenie spirituale të lartë’ thuhet në dokumente. Këto njësi pritëse do të ndërtohen me modele të ndryshme për të akomoduar profile të ndryshme vizitorësh, duke përfshirë turistët e mirëqenies, pelegrinët shpirtërorë dhe vizitorët VIP.

Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare.

Korporata e Investimeve

Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist, i cili do të ofrojë një përvojë edukative dhe reflektuese për vizitorët në lidhje me vuajtjet dhe  rezistencën e komuniteteve fetare gjatë  kësaj periudhe të errët të historisë shqiptare.

Projekti i shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare ju jep mundësi kompanive që brenda datës 2 maj të propozojnë idetë e tyre dhe më 16 korrik është faza finale për projektin e detajuar.

#Një #shtëpi #për #të #gjitha #fetë #mijë #tokë #në #Petrelë #qeveria #ngre #Parkun #Besimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button