Prangosja e ish-zyrtarëve të PS-së nga SPAK, Rama paralajmëron socialistët: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve, ndërsa një mesazh dha edhe për të tijët kur tha se kush devijon nga rruga të shkojë atje ku e ka vendin.
“E rëndësishme është që të gjithë merren me ne, nuk lënë gjë pa thënë për ne. Kanë edhe paturpësi, që na tregojnë ne me gisht për punët që po bën drejtësia na tregojnë pse edhe disa ndër ne kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë që nëse kjo ditë erdhi, erdhi sepse e sollëm ne. Vizoni, kurajo, mbështetja jonë për institucionet e drejtësisë dhe vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik s’ka shpatën që i takonte ta kishte drejtësia dhe për herë të parë e ka drejtësia. Ne duhet të ulim kojkën për këtë, përkundrazi. Përtej të gjitha lajthitjeve, në thelb ky është proces historik që e ke mi mbështetur dhe do ta mbështesim deri në fund. Ata që s’do kenë asgjë në dorë, SPAK e shohin si të vetmen shpresë që të kapi ndonjë gjë, e shohin si aleat përt ë bërë politikë opozitare. Bufi thotë do e shkrij. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku ka vendin. Është shumë e thjeshtë, s’ka asgjë për të pasur dyshime dhe dilema”, tha Rama.
#Prangosja #ishzyrtarëve #të #PSsë #nga #SPAK #Rama #paralajmëron #socialistët #Jemi #krah #drejtësisë #kush #devijon #nga #rruga #të #shkojë #aty #vendin
Java News