Shkëlqeu me dy gola, Rey Manaj në garë për lojtarin më të mirë. UEFA hap procesin e votimit

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës.
Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.
Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link .
Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.
#Shkëlqeu #gola #Rey #Manaj #në #garë #për #lojtarin #më #të #mirë #UEFA #hap #procesin #votimit
Java News