Aktualitet

Hapet gropa gjigante në mes të Seulit, humb jetën një burrë që ishte në motoçikletë – shoferi i veturës shpëton për një “fije floku”

Një burrë që ra në një gropë të madhe në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, është gjetur i vdekur, sipas departamentit lokal të zjarrfikësve.

Burri po ngiste motoçikletën e tij në rrethin Gangdong, kur asfalti u shemb rreth orës 18:30 të hënën.

Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e tij nën tokë të martën në mëngjes rreth orës 11:00, rreth 50 metra nga vendi ku ai kishte rënë.

Në këtë incident, i cili është bërë viral në rrjetet sociale të Koresë së Jugut, u lëndua edhe një shofer i makinës.

Një video amatore që qarkullon gjerësisht në internet, duket se tregon momentin kur asfalti u shemb pranë një kryqëzimi trafiku.

Në të shihet se motoçiklisti bie në vrimë, ndërsa një makinë që ecën para tij i shpëton për pak.

Shpëtimtarët gjetën një telefon celular dhe një motoçikletë në gropë e cila është 20 metra e gjerë dhe 20 metra e thellë.

Burri, që thuhet se është rreth të 30-ve, nuk është përmendur ende nga autoritetet.

Kim Chang-seop, kreu i stacionit të zjarrfikësve Gangdong tha në një konferencë të mëparshme se kishte 2,000 tonelatë dhe e ujë të përzier brenda gropës.



#Hapet #gropa #gjigante #në #mes #të #Seulit #humb #jetën #një #burrë #që #ishte #në #motoçikletë #shoferi #veturës #shpëton #për #një #fije #floku
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button