Grabitet thertorja në Lushnje! Hajdutët marrin edhe furgonin, por përfundojnë në kanal…

Një biznes në Lushnjë ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës, ndërsa mësohet se autorët kanë arritur të marrin kasafortën me para. Ende nuk dihet se sa para kanë qenë brenda në kasafortë, por autorët janë futur gjatë natës në thertore, kanë marrë kasafortën dhe kanë tentuar të grabisin edhe furgonin e biznesit, por kanë përfunduar në kanal. Pavarësisht kësaj, ata janë larguar me një mjet tjetër bashkë me kasafortën.
Në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.
Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i Vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje Rrogozhinë.
Policia ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.
#Grabitet #thertorja #në #Lushnje #Hajdutët #marrin #edhe #furgonin #por #përfundojnë #në #kanal
Java News