Aktualitet

“Na ndihmoni të varrosim në Berlin”! Miqtë e palestinezes që u vra në Tiranë kërkojnë të tërheqin trupin

Miqtë e 24-vjeçares palestineze e cila u vra në shkurt të këtij viti në Tiranë nga babai i saj, kërkojnë që të tërheqin trupin e të resë fatkeqe nga morgu në mënyrë që ata ta varrosin në Berlin.

Miqtë e 24-vjeçares të cilët kanë kontaktuar me redaksinë e BallkanWeb, kanë konfirmuar lajmet se familjarët e Rayyan nuk kanë shkuar në morg për të tërhequr trupin e viktimës.

Sipas tyre, familjarët nuk duan ta tërheqin trupin pasi ka qenë vetë nëna dhe babai i saj që kanë bërë planin për vrasjen e Rayyan Alwan.

Për rrjedhojë ata kërkojnë që të tërheqin trupin e mikes së tyre, raporton gazetarja Sonila Topalli.

Ata kanë kërkuar ndihmën e News24 për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varroset në Gjermani.

“Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata.

Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

#ndihmoni #të #varrosim #në #Berlin #Miqtë #palestinezes #që #vra #në #Tiranë #kërkojnë #të #tërheqin #trupin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button