“Histori e ndritshme”/ Kush është Joan Pelushi, kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

Të dielën e dytë të Kreshmës, më 16 mars 2025, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi me votë unanime kanonike kryepeshkopin e ri. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani u zgjodh kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në programin “Rudina” në Tv Klan, gazetari Ferdinand Samarxhi dha disa informacione të mëtejshme mbi kryepeshkopin e ri, Joan Pelushin. Ai theksoi aspektet kryesore të jetës dhe punës së tij në kishë, si dhe kontributin fetar i cili solli emërimin e tij si kryepeshkop.
“Ai lindi më 2 janar të 1956-ës dhe në vitin 1975 do të pagëzohej fshehurazi, do të krijonin kishën e nëndhenshme, mendoni që në atë kohë po të përmendje fjalën Zot përfundoje prapa hekurave, kurse ai u pagëzua në terrin e egër komunist, pra ishte një dritë që atij i kishte lindur në zemeër për dashurinë për Krishtin dhe do të merrte një dashuri që ai do të përballej, do të përjetonte kalvarin e egër të kryqit dhe ai do të prodhonte e punonte në Shqipëri, pastaj në viti ’90 duke parë edhe dritën te Krishti që kërkonte që ai t’i shërbente më tej Krishtit, të hynte në rrugën e tij baritore, ai do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të studiojë atje pikërisht në vitet ’90 kur të gjithë shqiptarët kushdo që ikte e quante një lavdi ose fitore të madhe, ky njeri, ky klerik, me dashuri te Krishti, duke përqafuar atë rrugë të rëndë të kryqit që prevaloi vlerat e dashurisë më të skajshme për kryqin, ai do të kthehej në Shqipëri dhe do të kontaktojë me kryepeshkopin Anastas ku me dëshirën e tij të madhe do të kthehet në Shqipëri dhe menjëherë do të bëhet pedagog në Akademinë Teologjike, pastaj do të shërbejë dhe brenda atij viti do të bëhet eksar, pastaj dekan i Akademisë Teologjike dhe në 1998 si Metropolit i Korçës. Pra një biografi e udhës së kryqit, e përshkallëzuar në rritje, në ecjen e tij të devotshmërisë drejt Jezusit dhe kjo është një diagramë e shkëlqyer ndryshe nga të gjitë klerikët e tjerë. Fati i madh që kryepeshkopi përgatiti një sinod shqiptar dhe sinodi me unanimitet, e përzgjodhi që më parë atë, kur do t’i jepej lamtumira e fundit kryepeshkopit Anaastas për gjithë veprën madhështore që bëri që është një vepër e lavdishme që gjithmonë historia do ta krenojë, ai do të quhet mëkëmbës kryepeshkopal, do të emërohet para se Sinodi i Shenjtë ta emërojë, ta zgjedhë me dekret. Para një jave e patë që u dekretua dhe më datë 28 do të bëhet fronëzimi ku do të vijnë patriarkët më të mëdhenj të gjithë botës. Do të vijnë, kanë kërkuar me insistim, ashtu siç erdhi një pjesë e madhe edhe gjatë ceremonisë mortore dhe në zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë do të shihni që kanë ardhur telegrame nga të gjithë hierarkët, patriarkët më të mëdhenj të botës së krishterë, të katolicizmit, të ortodoksisë, kudo. Historia e imzot Joanit është shumë e ndritshme në fushën e tij. Ai është një akademik, ka botuar, ka përkthyer, është autor i librave dogmatikë të besimit të krishterë. Krahas kryepeshkopit Anastas, ata të dy vunë themele të rëndësishme dogmatike të rrugës së krishterimit shqiptar që ka vlera të veçanta në historinë e krishterimit”, tha Samarxhi.
#Histori #ndritshme #Kush #është #Joan #Pelushi #kryepeshkopi #Kishës #Ortodokse #Shqiptare
Java News