Aktualitet

Gjykata i dha të drejtë qeverisë italiane për marrëveshjen me Shqipërinë, ish-kryeministri Renzi viziton të mërkurën kampin e Gjadrit

Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi do të vizitojë të mërkurën kampin e Gjadrit në Lezhë. Kjo vizitë vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

#Gjykata #dha #të #drejtë #qeverisë #italiane #për #marrëveshjen #Shqipërinë #ishkryeministri #Renzi #viziton #të #mërkurën #kampin #Gjadrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button