Dëshmia në SPAK, Murrizi: Kur të dalë do habiteni

Murrizi nuk deshi të jepte detaje rreth çështjes, që siç tha do të dalë sapo të nisin seancat gjyqësore dhe do habisë shumëkënd.
“Nuk është ndonjë sekret i madh hetimor, është një thirrje rutinë e procedurës që ka SPAK kur mendon që gjatë hetimit të X apo Y dalin emra të tjerë, por s’ka lidhje me Murrizin.
Është hetuar Murrizi 10 muaj, me kanë hetuar që 16 vjeç, nuk është në interes të publikut, do dali për çfarë jam thirrur unë kur të nisin seancat gjyqësore. Ka qëndruar vetëm nja 10 minuta në SPAK dhe do shkoj sa herë të më thërrasin.
Që në ‘95 e kam pasur përballjen e parë me drejtësinë dhe e kam fituar, nuk i trembem përballjes me drejtësinë…
Kur të dalë do habiteni dhe vete kur të kuptoni sa delirantë burgaxhinj ka ky vend”, tha Murrizi në një intervistë për Euronews Albania.
#Dëshmia #në #SPAK #Murrizi #Kur #të #dalë #habiteni
Java News