Aktualitet

“Korrupsion për interesa të familjes së tij”/ Berisha zihet ngushtë për raportin e DASH: Shprehte një fakt, nuk gënjente

I pyetur nga gazetarët për një koment dhe sa e beson këtë raport, të firmosur nga vetë administrata e Trump për të cilin Berisha kishte shpresa se do i hiqte non gratën, ish-kryeministri zihet ngushtë dhe thotë se raporti evidentoi diçka që ka ndodhur dhe se nuk gënjen.

“Ai raport, shprehte një fakt, ajo ka ndodhur, besoj se nuk gënjente. Të them që gënjente jo. Thoshte një fakt. Ajo ka ndodhur dhe unë e kam denoncuar atë me qindra dhe mijëra herë, nuk kishte asgjë të re”, tha Berisha.

Në raport, DASH vlerësoi punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gjithashtu sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.

“Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

#Korrupsion #për #interesa #të #familjes #së #tij #Berisha #zihet #ngushtë #për #raportin #DASH #Shprehte #një #fakt #nuk #gënjente
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button