Aktualitet

Moti i keq në vend, lundrimi nga Durrësi në Itali nis mbrëmjen e sotme

Kushtet e këqia atmosferike në gjirin e Durrësit dhe brigjet italiane sollën pezullimin e lundrimit të trageteve ditën e diel.

Për shkak të erës së fortë, kompanitë e lundrimit njoftuan se se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit, lundrimet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas të parashikuara për nisje më datë 23.03.2025, do të pezullohen.

Lundrimi i trageteve në të dy brigjet do të rinisë normalisht mbrëmjen e së hënës, në orën 22:00, pasi parashikimet atmosferike flasin për përmirësim të kushteve të motit. I vetmi që ka lundruar pa probleme përgjatë ditës së diel ka qenë trageti i linjës Ankona-Durrës-Ankona.

Mbrëmjen e së dielës nuk ka patur lundrime as nga Durrësi dhe as nga Bari, ndërkohë, procesi i përpunimit të anijeve ka rifilluar mëngjesin e sotëm, përkatësisht në Terminalin Perëndimor, Lindor dhe atë të Konteinerëve, sipas planizimit të Dispecerisë së Portit.

Nga ana tjetër, vijon të mbetet i pezulluar aktiviteti i flotës së peshkimit, pasi kushtet e motit në det të hapur nuk janë ende optimale për të lejuar lundrimin e peshkarexhave.

#Moti #keq #në #vend #lundrimi #nga #Durrësi #në #Itali #nis #mbrëmjen #sotme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button