SHBA, aleate e Berishës?/ Frrok Çupi: Është turp ta diskutosh! Tani na pret një ngjarje e madhe…

Analisti Frrok Çupi thotë se SHBA nuk mund të jetë kurrë aleat i Sali Berishës.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se heqja e non gratës, është një përrallë e sajuar nga Berisha.
“Si mund të mendosh që SHBA të merret me Sali Berishgën, e jo më t’i heqë non gratën. Është një lloj turpi para së cilës i vë njerëzit të mendojnë. A ka mundësi të jetë e vërtetë apo e pavërtetë? Kjo është epoke e ndotur në krim dhe korrupsion. I vetmi komb në botë që dalim në mëngjes dhe në mbrëmje, vrasësin e gjallë, bën politikë mes viktimave të tij. Mesa duket, ky është problem i një vitaliteti, që e shikon kriminelin që e sheh nëpër fshat, nëpër qytet dhe bën sikur është alet me SHBA. Jemi në prag të një ngjarjeje jashtëzakonisht të madhe, jemi para anëtarësimit në BE. Anëtarësimi në BE, është rilindje. Është një ngjarje që e vë individ në të njëjtin nivel me çdo evropian tjetër. Përballë nuk ka garë politike”, theksoi ai.
#SHBA #aleate #Berishës #Frrok #Çupi #Është #turp #diskutosh #Tani #pret #një #ngjarje #madhe
Java News