“Bëmë shaka me të, por na shau”/ Zbardhet dëshmia e dy të rinjve që dhunuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara

Është zbardhur dëshmia e dy të rinjve që dhunuan barbarisht 43-vjeçarin Fabjol Hysi, me aftësi te kufizuara (shurdh-memec), i cili vijon të jetë i shtruar ne spitalin e Traumës në Tiranë pas goditjes që ai mori në kokë.
Dy dhunuesit e arrestuar, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), kanë pranuar fajin në polici, duke treguar dhe se si ka ndodhur ngjarja.
Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më parë, dhe se ai, sipas tyre, i ka ofenduar.
Enea Korreshi dhe Irdi Nasufi thonë se fillimisht ka nisur një talljeje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, aty e kanë goditur me grushte, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Dyshohet se për shkak të dhunës, 43-vjeçari ka përplasur kokën në një cep muri, çka i ka sjellë edhe dëmtimin e rëndë në kokë.
Deri më tani ai është gjendje stabël, por vijon të jetë nën kontrollin intensiv të mjekëve.
Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irgi Nasufi dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi.
DËSHMIA E NËNS SË FABJOL HYSIT
Nëna e Fabiol Hysit, Fatbardha Hysi në një reagim për News24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, pasi i është çarë kafka me gurë.
“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia” ka thënë ajo.
Sipas nënës së 43-vjeçarit, njëri prej autorëve është fqinj i tyre, por më herët djali nuk i ka shprehur shqetësime,
“Dy djemtë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim. Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, ka deklaruara ajo.
#Bëmë #shaka #të #por #shau #Zbardhet #dëshmia #të #rinjve #që #dhunuan #43vjeçarin #aftësi #të #kufizuara
Java News