Aktualitet

Socialistët prapa hekurave? Rama: Na marrin të keqen! Ata në burg janë sa gishtat e dorës. Ne që luftojmë për drejtësi jemi 1 milion

Kryeministri Rama në një takim me strukturat e PS në Vlorë komentoi arrestimet e fundit nga radhët e PS. Rama u shpreh se ata që duan reformën në drejtësi janë 1 milion, ndërsa ata në burg numërohen me gishtat e dorës.

“Për ata që thonë që socialistët janë në burg, ju them na marrin të keqen sepse ata që janë para drejtësisë janë sa gishtat e dorës. Ne që luftojmë për drejtësinë në 11 maj mund të bëhemi dhe 1 milion. Ne jemi të vendeosur në këtë pikë, nëse futemi në BE nuk ka forcë që lëviz nga themeli që janë të gjith ëtë barabartë para ligjit. Sepse futemi në një familje që jemi të varur. Liria individuale dhe barazia ndaj ligjit si dhe standartet e bashkëjetesës nuk negociohen.

Në BE kur hynë, është e ndarë në dy kategori, kontribuesit dhe vendet si ne që janë përfituesit pra do na japin para. Në këto vite na ka mbështetutr me 1 miliardë euro, nëse hyjmë në BE marrim më shumë se 1 miliardë euro në vit. Në bujqësi marrim 300 milionë euro në vit.”

#Socialistët #prapa #hekurave #Rama #marrin #të #keqen #Ata #në #burg #janë #gishtat #dorës #që #luftojmë #për #drejtësi #jemi #milion
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button