Sport
E FUNDIT/ Broja dhe Manaj nga minuta e parë, Silvinjo ul në stol Bajramin dhe Asanin

Shqipëria do të provojë sot të marrë fitoren e parë në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45. Silvinjo ka zgjedhur të ndryshojë nga formacioni i ndeshjes së parë kundër Anglisë.
Nga minuta e parë do të jetë në fushë Armando Broja dhe Rei Manaj. Ndërkohë titullar do të jetë edhe Julian Shehu, i cili do të debutoë sot për herë të parë me fanellën e Shqipërisë. Në stol këtë herë janë ulur dy nga lojtarët më të aktivizuar nga Silvinjo, Jasir Asani dhe Nedim Bajrami./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Broja #dhe #Manaj #nga #minuta #parë #Silvinjo #në #stol #Bajramin #dhe #Asanin
SportExpress