Aktualitet

Berisha flet për programin elektoral për zgjedhjet e 11 Majit: Vendimi i parë si kryeministër do të jetë…

I pyetur për programin elektoral të PD në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha, tha gjatë një interviste në “News 24” se të gjitha ato që janë shkruar në atë program janë të realizueshme.

Pyetjes se cilin vendim do të firmoste, pas 11 majit nëse PD do të fitojë zgjedhjet, Berisha iu përgjigj se do të jetë vendimi për minimumin jetik 200 euro.

Sali Berisha: Nuk premtoj qiellin, as gjëra të parealizueshme, por ato që realizoj. Premtoj se do ua kthej paratë shqiptarëve. O shqiptarë, ky ndërton rrugën me 10 mln euro, kur kushton 1 mln e 300 mijë euro. Ky merr 8.7 mln euro dhe i fut në xhepa. Unë do ia marr këtij dhe do ua jap ju. Ky është ekuacioni im. Shqipërinë në BE do ta ccojmë ne. Ne anëtarësuam vendin në NATO. Tre ditë më parë BE tha se nuk ka datë për negociatat. Atë akt Brukseli nuk e bëri pa qëllim, por për të thënë se me Edi Ramën nuk keni datë.

100 ditët e para të ardhjes në pushtet, 200 euro minimum jetik, paga minimale 500 euro, heqja e taksës mbi naftën 1.1 euro dhe do të jepet karta e konsumatorit. Këto do të jenë të parat që do të bëjmë.

Nisida Tufa: Nëse sot do të ishit në zyrën e kryeministrit, vendimi i parë që do të merrnit cili do të ishte?

Sali Berisha: Vendosja e minimumit jetik në 200 euro.

#Berisha #flet #për #programin #elektoral #për #zgjedhjet #Majit #Vendimi #parë #kryeministër #të #jetë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button