E pazakontë në Fier/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, dy vlonjatet i marrin 10 mln lekë 55-vjeçares

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga autoritetet, ku dy gra nga Vlora akuzohen për mashtrim ndaj një 55-vjeçareje nga Fieri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Sh. T., 36 vjeçe, dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Procedimi nisi pas kallëzimit të F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se dy gratë e kanë mashtruar përmes telefonit, duke u prezantuar si vajzat e saj dhe duke i marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
#pazakontë #në #Fier #hoqën #vajzat #saj #në #telefon #vlonjatet #marrin #mln #lekë #55vjeçares
Java News