I dërguari i Trump hedh poshtë planin Starmer për Ukrainën

Propozimi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për të mbështetur një armëpushim në Ukrainë është hedhur poshtë nga i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, i cili e kundroi planin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar si “një qëndrim dhe një pozë”.
Në një intervistë me gazetarin pro-Trump, Tucker Carlson, Witkoff vlerësoi Vladimir Putinin, duke thënë se i pëlqente presidenti rus.
“Unë nuk e konsideroj Putinin si një djalë të keq. Ai është super i zgjuar”, tha ai.
Tutje, Witkoff tha se liderët evropianë u kapën në një fantazi për të “të qenë si Winston Churchill” dhe u tall me idenë e një kërcënimi të rinovuar rus ndaj Evropës.
#dërguari #Trump #hedh #poshtë #planin #Starmer #për #Ukrainën
gazetablic.com