A është ZRRE-ja e pavarur nga ndikimi politik i qeverisë dhe a rriten tarifat me miratimin e saj?

Kreu i ZRRE’së, Ymer Fejzullahu thotë se ky institucion është i pavarur dhe i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.
Fejzullahu në emisionin Euro nT7 tha detyra e ZRRE’së, e cila është e përcaktuar nga Kuvendi i Kosovës është që të përcaktojë një çmim të arsyeshëm për tarifat e energjisë elektrike.
PROMOTED CONTENT
Hypertea
Kjo tabletë e harruar pastron venat në 3 ditë
Pro Caps
Mos u zgjo më natën! Bëje këtë para gjumit
“ZRRE’ja sipas kushtetues dhe legjislacionit në fuqi është institucion i pavarur dhe i përgjigjet Kuvendit, këto diskutime i kemi pas cdo kund në Evropë dhe kjo është një prej arsyeve pse po insistojmë me liberalizu tregun. Këtë kompetencë që e ka ZRRE, ligji iu ka delegu bizneseve që ata vet me përcaktu fatin e tyre, kostot e furnizimit me energji elektrike. Fatkeqësisht, edhe konsumatorët shtëpiakë, edhe cdo konsumator në Kosovë e kanë këtë të drejtë. Mirëpo ligji na ka thonë, që meqë shtëpiakët nuk kanë njohuri me negociu kontrata të favorshme, e kanë caktu ZRRE si detyrë me caktu çmimin për këtë kategori dhe bizneset e vogla. Ata kanë të drejtë ligjërisht me u furnizu te cilido treg”, tha ai.
Se a është ZRRE’ja në shërbim të Qeverisë kur merren vendimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Fejzullahu thotë se ZRRE’ja ka për detyrë që t’i shqyrtojë komentet që vijnë edhe nga Qeveria, pastaj t’u përgjigjet atyre.
“Ne e kemi pas edhe një komunikatë që ka dale me raport konsultativ gjatë këtij muaji, dhe në këtë fazë janë të përfshira edhe qeveria, edhe në të kaluarën kemi pas komente nga presidenca, qeveria, nga ministritë përkatëse, gjithmonë ZRRE ka për detyrë me i marr ato komente me i shqyrtu edhe me u përgjigjë”, tha Fejzullahu.
#është #ZRREja #pavarur #nga #ndikimi #politik #qeverisë #dhe #rriten #tarifat #miratimin #saj
gazetablic.com