Çipa pokeri, franga zvicerane e paund – policia jep detaje se çka sekuestroi gjatë aksionit në Gjakovë ku u arrestuan 10 persona

Dhjetë persona janë arrestuar dje në Gjakovë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale”.
Arrestimi i tyre u bë pasi policia kishte pranuar informata të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në qytetin e Gjakovës, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione të dyshuara.
Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje tjera se çfarë është sekuestruar në dy lokacionet që janë kontrolluar.
“Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit, dhe po ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
#Çipa #pokeri #franga #zvicerane #paund #policia #jep #detaje #çka #sekuestroi #gjatë #aksionit #në #Gjakovë #arrestuan #persona
gazetablic.com