Aksident tragjik në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Otllak.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë, duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues gjithashtu në Kuçovë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa “grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.
#Aksident #tragjik #në #aksin #BeratDimal #humb #jetën #33vjeçari
Java News