Aktualitet

Nga Enca tek Fero, kush janë personazhet që do të bëhen pjesë e “Ferma VIP”! Reality show sjell krizë në martesën e çiftit të njohur

Gjithçka duket gati për sezonin e dytë të show-t televiziv “Ferma VIP”. Reality show do të nisë brenda marsit dhe duket se emrat e parë kanë nisur të konfirmohen tanimë. Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike.

Enca prej disa kohësh është tërhequr nga muzika, duke preferuar që të jetë në një periudhë pause. Nga ana tjetër, këngëtarja prej pak kohësh është ndarë edhe nga partneri i saj afrikan. Duket se këtë herë, artistja do të tentojë edhe njëherë famën që kishte para disa vitesh, duke u futur në një format që do ta sjellë tërësisht në një dimension tjetër.

Një tjetër emër që pritet me shumë kuriozitet është edhe ai i Feros. Bëhet me dije se reperi i ka thënë “Po” ftesës për t’u bërë pjesë e Fermës, duke ardhur për herë të parë përpara publikut në një reality. Kujtojmë se muajt e fundit kanë qenë shumë impenjative, ku pas dramave të divorcit me Arbenitën, tashmë Fero ka gjetur sërish dashurinë. Madje reperi edhe është martuar zyrtarisht me të dashurën e re.

Pasi hoqi dorë nga muzika pak muaj më parë, ai shfaqet më se gati për të ardhur në ekranet shqiptare, këtë herë si fermer. Ndërkohë emra të tjerë kanë nisur të përfliten si konkurrentë të këtij viti. Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, i cili njihet për natyrën e tij karizmatike, ndaj edhe ky format duket shumë i përshtatshëm për figurën e tij.

Ftesa ka shkuar edhe për Rovena Dilon, e e cila vitet e fundit ka qenë tërësisht e tërhequr nga mediat dhe daljet publike. Një emër surprizë që përflitet si konkurrent është edhe Erand Sojli. Prej vitesh aktori jeton dhe punon në SHBA. Por duket aktori do të mbajë pezull projektet e tij në kontinentin e largët, për të ardhur përpara publikut shqiptar nën petkun e fermerit.

Me shumë kuriozitet do të pritet nëse edhe Olsi Bylyku do të jetë pjesë e shfaqjes. Emri i tij përflitet prej kohësh si një prej konkurrentëve. Deri më tani, aktori ka preferuar që mos të zbulojë asnjë detaj nëse e ka pranuar këtë ftesë. Nëse Olsi do të bëhet pjesë e shfaqjes, prania e tij do të ndiqet me shumë kuriozitet, për të zbuluar më shumë rreth historisë së tij me Egli Takon dhe jo vetëm.

Ftesa për Big Bastën për këtë format, duket se ka sjellë probleme me bashkëshorten e tij, Vesën. Vesa Luma dhe Big Basta përfliten për një krizë martesore. Sipas informacioneve të “Prive Klan Kosova”, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë. Shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në “Ferma VIP” që pritet të fillojë së shpejti. Vesa nuk është dakord që ai të jetë pjesë, por mbetet të shihet se ç’do të ndodhë në vijim. Deri më tani, këta janë disa nga emrat e përfolur për konkurrentët e këtij viti.

Në ditët në vijim, të tjerë emra pritet që të bëhen publik, për këtë vit, emrat e opinionistëve janë ende surprizë, duke preferuar që të publikohen në ditët në fillim. Ndonëse në puntatën e fundit të sezonit të kaluar, Fjoralba Ponari bëri me dije se do të ishte ajo sërish moderatore, ajo nuk do të jetë pjesë e këtij formati. Vetëm pak javë më parë u konfirmua se Luana Vjollca do të jetë ajo që do të moderojë këtë format, duke e nisur kështu këtë sezon që në prezantim me ndryshime të mëdha. Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” u shpall Dijonis Biba.

#Nga #Enca #tek #Fero #kush #janë #personazhet #që #të #bëhen #pjesë #Ferma #VIP #Reality #show #sjell #krizë #në #martesën #çiftit #të #njohur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button