Aktualitet

Vidhte automjete e banesa, kapet hajduti në Durrës, zbardhet emri

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. 40-vjeçari Dritan Balla, ishte autor i disa vjedhjeve automjetesh si edhe banesash në Durrës. Nga operacioni i realizuar, janë sekuestruar edhe dy automjetet e vjedhura nga ky shtetas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:

-më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;

-më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

-më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;

-më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte automjete e banesa, kapet hajduti në Durrës, zbardhet emri first appeared on .

#Vidhte #automjete #banesa #kapet #hajduti #në #Durrës #zbardhet #emri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button