Aktualitet

Gjykimi ndaj Thaçit vijon të hënën

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës në çështjen e njohur si “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet të hënën duke filluar nga ora 09:00.

Seanca e radhës për Thaçin vjen pas vizitës që ai e pati në Kosovë, i cili u lejua të qëndrojë përkohësisht në varrezat e Burojës dhe në shtëpinë e tij, pas vdekjes së babait.

Thaçi erdhi dje në Kosovë, ku fillimisht vendosi kurorë lulesh të varri i babait, Haxhiut, e më pas natën e kaloi në selinë e EULEX-it në Prishtinë.

Ndërsa gjatë ditës, në selinë e EULEX-it ai u takua me vëllezërit e tij dhe bashkëshorten.

Ish-presidenti i vendit u nis këtë të shtunë për në Hagë në ora 13:00.

Thaçit nuk iu lejua që të merrte pjesë në varrimin e babit të tij i cili vdiq më 16 mars dhe u varros më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.



#Gjykimi #ndaj #Thaçit #vijon #të #hënën
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button