Xhafaj: Pas pandemisë dhe tërmetit, u rikthyem me më shumë investime

Në programin ekonomik ‘Sheshi i Dollarit’ u diskutua mbi programet ekonomike të partive në garën e madhe të 11 majit.
Deputeti Etjen Xhafaj u shpreh se infrastruktura është transformuar totalisht me dy aeroporte dhe me linjat hekurudhore në punime e sipër. Ndër të tjera Xhafaj vijoi duke përmendur se investimet në Shqipëri janë rritur dhe se vendi ynë ekspoerton dy herë e gjysmë më tepër.
“Historia e rrugëve dhe të Kombit fondi për mirëmbajtjen e asaj rruge duhet të ishte më e madhe sic e lanë. Dy herë që e ka lënë pushtetin e kemi gjetur më keq. Nëse pretendon që një program të mos kostohet, të ulësh taksat të rrisësh shpenzimet që janë fonde që duhet të vijnë në mënyrë konstante. Në 2013 kishte 6 muaj që nuk paguheshin ndihmat ekonomike. Si mundet të pretendosh që infrastruktura nuk është transformuar totalisht. Aeroporti i Vlorës hapet për dy muaj, është funksional aeroporti i Kukësit, po përfundojnë punimet për hekurudhën Tiranë- Durrës dhe hekurudha që do na lidh me Shkodrën, Gjakovën dhe Kosovën.
Korridoret paneuropiane nuk varen nga ne. Në vitin ‘98 dhe 2013 janë lënë borxhe të pashlyera dhe janë djegur kursimet e mëdha, rruga e Kombit është bërë duke rritur borxhin publik. Kemi kaluar dy kriza të jashtëzakonshme, pandemi dhe tërmeti. Tërmeti u përkthye në 35 000 banesa, 400 shkolla të rindërtuara, 52 spitale ku mbi 10 kanë qenë të rinj. Para dy vitesh kemi thënë që nuk do ndryshojmë cmimin e energjisë elektrike, para dy muajsh është ulur me 1 lek kË/ orë. Kemi trashëguar një situatë shumë të vështirë nga papërgjegjëshmëria e një qeverie që kishte shpërndarë koncensionet e rrugëve.
Pjesa e investitorëve varet nga stoku i investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Investimet në Shqipëri janë mbi 15.8 miliardë dollarë dhe kur e kemi marrë 2.85. Prodhimi i brendshëm bruto ka qenë 9.8 miliardë është 25 miliardë. Shqipëria eksporton dy herë e gjysmë më tepër.”
#Xhafaj #Pas #pandemisë #dhe #tërmetit #rikthyem #më #shumë #investime
Java News