Emocionuese/ Marshimi i TKZ në Wembley para Angli-Shqipëri, këndojnë për Kosovën dhe Çamerinë

Shqipëria do të përballet në orën 20:45 kundër Anglisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Ëembley dhe të gjithë shqiptarët mezi po presin për të parë Kombëtaren e tyre në këtë transfertë të vështirë. Kurioziteti është i madh pasi Shqipëria ka që nga ndeshja me Portugalinë në kohën e De Biazit pa fituar në një ndeshje ku e gjitha bota parashikon humbjen e saj të sigurt. A do të ndodh sot me Anglinë? Ne të gjithë urojmë që të kthehemi me një rezultat pozitiv nga Ëembley.
Ndërkohë pak orë para këtij takimi, ka filluar edhe festa e shqiptarëve. Spektakli ka nisur para Ëembley-it, ndërsa tifozët anglezë që kalojnë në rrugë marrin telefonat në dorë dhe vetëm po filmojnë tifozët e Shqipërisë me spektaklin që kuqezinjtë po dhurojnë. Por jo vetëm tifozët anglezë, por edhe policët anglezë janë po kaq të habitur. Ndërkohë marshimi i TKZ, ka qenë thjeshtë emocionues. /Sport Ekspres/
#Emocionuese #Marshimi #TKZ #në #Wembley #para #AngliShqipëri #këndojnë #për #Kosovën #dhe #Çamerinë
SportExpress