Aktualitet

Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave në Këlcyrë, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet

Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup hajdutësh, që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës së Këlcyrës.

Operacioni është koduar “Mazhan” dhe në pranga ranë 2 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një i mitur, teksa hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan edhe një armë dhe sende të vjedhura. Krimet bëheshin pasi studiohej zona, banesa shënjestër që do sulmohej dhe me anë të thyerjeve të dyerve apo dritareve.

Denoncimi i fundit është bërë nga qytetari B. M., më datë 18 mars, për bastisjen e banesës së tij, ku ishin vjedhur materiale të ndryshme.

“Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Ersekë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mazhan”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit: J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë”, tha policia vendore.

Baza e grupit ishte një banesë e vjetër në fshatin Maxhan, nga dhe ku mori emrin operacioni. Aty autorët mbanin të fshehura materialet e vjedhura dhe armatimet. Një pjesë e sendeve të vjedhura ishin shitur.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet dhe mjetet e vjedhura, të cilat këta shtetas i kishin shitur”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#Çmontohet #grupi #plaçkitjes #së #banesave #në #Këlcyrë #të #arrestuar #një #prej #tyre #mitur #Shtëpia #braktisur #kthye #në #bazë #mbaheshin #armatimet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button