Aktualitet

“Fenomeni Sula, i ktheu primaret në komike”, Xhaferaj deklaratë të fortë: Basha do të detyrojë Berishën të largohet

Për deputetin Ferdinant Xhaferaj njerëzit e kanë kuptuar që nuk mund të përdoren më dhe se koha politike ka skaduar.

Lidhur me primaret, deputeti i qarkut Durrës u shpreh se Sula i ktheu primaret në komike duke faktuar që ishte një proces fiktiv.

“Vështirësia kryesore është se pavarësisht se do votoj PD e shoh se si pasojë e skadimit të kohës politike njerëzit e kanë kuptuar që nuk mund të përdoren më. Ky është problemi që shoh pavarësisht se vota ime do shkoj për PD.

Do të ketë rritje të partive të reja. Të dyja palët i sulmojnë, Rama i quan paterica të opozitës dhe opozita paterica të Ramës.

Vlerat e fenomenit Sula nuk qëndrojnë në raport me individin, Sula i ktheu primaret në komike sepse doli më i votuari dhe u përjashtua nga primaret dhe tregoi që primaret ishin një proces fiktiv“, tha ai në emisionin “Real Story” në ABC News.

Sipas Xhaferaj, nëse në zgjedhjet e 11 majit nuk arrihet as rezultati i Bashës, do të jetë Basha që do të largojë Berishën.

“Perspektiva më optimiste është që të mundësohej rotacioni politik, do e pranoja dhe një humbje të ngushtë me 3-4 mandate të Berishës sepse krijon besim që mund të ribëhet gjëja.

Rikthimi i Berishës në 11 maj do të jetë fati i keq që po Lulzim Basha do të detyrojë të largohet sepse nëse nuk merr as rezultatin e Bashës, atëherë nuk vlen justifikimi që m’i vodhën votat por duhet të krijojë mundësinë që opozita të ribëhet për 2029.

Tek sovranizimi që lidhet me kohën politike, në 2023 kandidon Bejleri për zgjedhje lokale. Ka shumë demokratë që në rradhë të parë janë shqiptarë dhe patriotë dhe nuk ta pranojnë këtë lloj zhvendosje nga sovranist në kthim e mbështetje e Bejlerit. Të gjitha bashkë japin mbarimin e kohës politike. Të gjitha formësojnë mbarimin e kohës politike për Berishën.”

#Fenomeni #Sula #ktheu #primaret #në #komike #Xhaferaj #deklaratë #të #fortë #Basha #të #detyrojë #Berishën #të #largohet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button