Ekspertja zgjedhore: Ja sa mandate do të dilnin nga emigrantët nëse do të votonin të gjithë ata që janë regjistruar në PER

Ekspertja Zgjedhore, Antuela Male, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka folur për votën e emigrantëve, e cila do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Male tha se nëse do të votonin të gjithë emigrantët e regjistruar në PER atëherë ata do t’i jepnin Kuvendit të Shqipërisë 20-21 mandate, që do të thotë që do të kishin një ndikim të madh në formimin e legjislaturës së re.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nëse në një qark të caktuar, vota e emigrantëve përcakton mandatet dhe diferenca do të jetë e vogël. A kanë të drejtë suvbjektet zgjedhore që të mos pranojnë rezultatin nëse vërejnë parregullsi?
Male: Nëse shkojmë te përllogaritja e votës së Diasporës kemi arritur në një përfundim, që nëse të gjithë qytetarët shqiptarë të regjistruar në PER do të ketë 20-21 mandate që do të përcaktojnë. Numërimi është përcaktuar i tillë që në Tiranë nëse fillon numërimi fillon dhe për diasporën.
Borakaj: Në Qarkun e Fierit janë 39 mijë emigrantë të regjistruar, nëse votojnë të gjithë kjo është përcaktuese, forcat politike mund të dalin nëse e të thonë që nuk kemi garanci se si është votuar. Mund të ketë patur shitblerje vote?
Male: Forcat politike janë të lira në pretendimet e tyre, por duhet ta faktojnë.
#Ekspertja #zgjedhore #mandate #të #dilnin #nga #emigrantët #nëse #të #votonin #të #gjithë #ata #që #janë #regjistruar #në
Java News