Aktualitet

Mbahet tryezë për dialogun ndërfetar

Fondacioni “Drita”, sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar sipas modalit shqiptar në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet në Katedrale.

“Ne jemi mikpritësit e kësaj konference të veçante, ku do të marrin pjesë penalistë nga Vatikani, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova. Por, ajo që është e rëndësishme do të jetë një panel dialogu mes liderëve të bashkësive fetare të Kosovës”, njofton ‘Ipeshkvia Prizren’.

Në hapjen e saj, në orën 10:30, dhe në orën 16:30 kur do të jetë paneli i liderëve fetar dhe nënshkrimi i rezolutës nga ana e tyre.

Fjalë përshëndetëse do të mbajnë: Mons Zef Gashi, President i Fondacionit Drita, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama, Nunci Apostolik i Vatikanit Jean Marie Speich.

Do të mbahet edhe paneli i dialogut, shkëmbim qëndrimesh dhe idesh mes liderëve fetar, ku do të flasin Naim Tërnava, kryemyfti i Bashkësisë Islame në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, Kisha Katolike, Driton Krasniqi, Kisha Protestante Ungjillore, dhe Hysen Hyseni, Komuniteti Hebre.



#Mbahet #tryezë #për #dialogun #ndërfetar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button