Sport

Alcaraz spektakël edhe jashtë Wimbledon: “Kur linda unë, Nole fitonte trofe”

Alcaraz

“Ëndrra është realizuar”. Carlos Alcaraz feston pas triumfit të tij në Wimbledon. Një sukses që erdhi në fund të një finale-maratonë në të cilën ai mundi Novak Djokovic. “Është bukur të fitosh – ishin fjalët e tenistit nr. 1 në botë -. Por edhe nëse do të kisha humbur do të isha shumë krenar për veten time. Kundër një kampioni të madh si Novak, është e pabesueshme për mua. Nuk e prisja kaq shpejt të arrija situata të tilla dhe unë jam krenar për ekipin tim të punës së përditshme që më lejon të jetoj këto eksperienca. Komplimente për Novak më frymëzon kaq shumë. Kam filluar të luaj tenis duke të parë ty, kur unë linda ti tashmë ishe duke fituar turne…” buzëqeshi Alcaraz.

Spanjolli fitoi trofeun e parë në Wimbledon përpara mbretit të Spanjës, Filipit. “Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të bërë tifo për mua. Shpresoj të vijë më shpesh…”. “Po dashurohem me barin, nuk e prisja të luaja në këtë nivel pasi kam luajtur vetëm 4 turne. Është një ëndërr, jam i kënaqur me punën që po bëjmë dhe duhet të them që mësoj shpejt”, përfundoi fenomeni 20-vjeçar.

FESTON EDHE NADAL

“Përgëzime Carlos Alcaraz. Na ke dhënë një gëzim të jashtëzakonshëm sot dhe sigurisht edhe pionieri ynë i tenisit spanjoll, Manolo Santana, ka brohoritur kudo që është, si kampion i Wimbledonit ku ju jeni bashkuar tashmë. Një përqafim shumë i madh dhe shijo momentin, kampion!” Kështu feston Rafa Nadal fitoren e Carlos Alcaraz në Wimbledon në rrjetet sociale.


#Alcaraz #spektakël #edhe #jashtë #Wimbledon #Kur #linda #unë #Nole #fitonte #trofe

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button