Nuk flasim për ju sepse…

Gazetari i njohur në Angli dhe komentatori i shumë ndeshjeve të Kombëtares së Anglisë, Sam Matterface, është shfaqur në një intervistë për emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Ky emision është i dedikuar për Kombëtaren Shqiptare dhe këtë herë Sam foli sa i përket kuqezinjëve dhe asaj që pritet të ndodh nesër. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)
Në fillim të intervistës, e kemi pyetur Sam sa i përket mungesës së interesit të treguar nga ana e anglezëve për Shqipërinë. Mediat britanike, vetë lojtarët, por edhe trajneri i ri, Tuchel, nuk kanë folur aspak për Kombëtaren tonë përpara këtij takimi, teksa duket sikur Anglia do të zhvillojë një ndeshje brenda grupit të saj.
Gjithashtu ne kemi kontaktuar disa gazetarë anglezë për të zhvilluar një intervistë, por shumë prej tyre nuk shfaqën interesimin për të folur për një ndeshje normale si kundër Shqipërisë. E teksa e pyesim gazetarin Sam se përse ka një mungesë të tillë vlerësimi dhe a konsiderohet Shqipëria si Gjibraltari për Anglinë, Matterface shprehet se anglezët e kanë mendjen vetëm te trajneri i tyre i ri, Tuchel.
“Nuk po e nënvlerësojmë Shqipërinë, unë mendoj se në Angli janë shumë të preukupuar me trajnerin e ri, me mënyrën e re sesi do të luajnë pas ardhje të Tuchel. Të gjithë janë kurioz të shohin se cfarë lojtarësh do të përdor, se kush do të jetë stili i tij i lojës pasi ai e ka marrë këtë punë me një ambicie të madhe, për të fituar Botërorin. Është vetëm hera e tretë që Kombëtarja e Anglisë merr një trajner të huaj, jo anglez dhe pritshmëria është e madhe pasi ky trajner ka fituar Champions League, pra ka shumë pritshmëri në të.
Të gjithë presin që Tuchel ta dërgojë në një nivel tjetër dhe të mos kënaqemi vetëm me finalet që kemi kaluar me Southgate. Kjo është e gjitha historia, nuk është se po tregojmë mungesë respekti për Shqipërinë, thjesht e gjithë vëmendja jonë është përqendruar te kjo Angli e re. Ne e dimë që ndeshjet do të jenë forta, por Anglia duhet të kualifikohet për në Botëror. Kemi shumë lojtarë në kalibër. Më shumë janë njerëz jashtë vendit dhe ju që mendoni se Anglia do ta fitojë lehtë këtë grup, duke u ndikuar nga disa statistika dhe të dhëna që të bën të mendosh këtë gjë”, tha Matterface. /Sport Ekspres/
#Nuk #flasim #për #sepse
SportExpress