Aktualitet

Rama: Populli shqiptar të jep ujë në bisht të lugës, t’i marrin të keqen kush e përflet

Në një komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti që thotë se në Shqipëri njerëzit vuajnë për ujë, për bukë, për ilaçe dhe për drita.

Rama tha se populli shqiptar nuk gabon, por “të jep ujë në bisht të lugës”.

“Nuk ke kuptuar asgjë, më vjen shumë keq për ty. Ky popull nuk gabon dhe të jep ujë në bisht të lugës dhe i merr të keqen çdo individ që e përflet dhe flet që në emër të tij pa pasur asnjë mandat. S’kemi ujë, vërtetë? Nuk kemi pasur, ishin vetëm 4 zona urbane, s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, asnjëherë kur e morëm ne pushtetin, sot 43 zona urbane me ujë 24 orë dhe 98 rurale, e 11 kantiere dhe do shkojnë në 54 zona urbane dhe pastaj mungojnë vetëm pak, shumë pak ku pjesa e banuar dhe populluar e Shqipërisë do ketë 24 orë ujë.

Nuk kemi drita? Unë them je gabim shumë, gabim fare, mbase ke ikur atëhere kur rrugëve kishte gjeneratorë në çdo hap kur dilje në Tiranë  e jo më në qytetet, kur s’ishim ne, humbje në ndonjë gropë rrugës dhe nuk ktheheshe natën në shtëpi. S’kemi ilace? Po shikoja shifrat e 2024 dhe 210 pensionistë të rimbursuar totalisht me ilaçe. Mesatarisht i kemi 30% të lira ilaçet megjithëse shumë gjëra janë shtrenjtuar. Përsa i përket bukës aty ndahemi bashkë dhe s’kemi çfarë flasim më”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka për Shqipërinë pasaporta europiane që sipas tij nuk ka bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, por ndikimin pozitiv që do të ketë te studentët që duan të studiojnë jashtë, ndikimi pozitiv edhe për emigrantët që akoma nuk janë pajisur me dokumentet përkatëse.

“Jetojmë në një botë të re, nuk jemi në bunkierin e Enver Hoxhës, jetojmë në Europë dhe duhet të jemi dhe do të jemi. Me hyrjen në BE Shqipëria bëhet e madhe sa BE dhe BE bëhet e vogël sa Shqipëria. Ne jo vetëm që do ta lëvizëm lirisht, por do të ndalojmë ku të duam sepse sot për sot lëvizim pa viza po nuk mund të shkojmë ku të duam.

Kur prindërit duan të çojnë me studime fëmijët, ata janë studentë të huaj me kuota të veçantë që do të futen aty brenda kuotave dhe me tarifa të tjera më të shtrenjta. Me pasaportën europiane fëmijët shkojnë studiojnë si studentët europian, njësoj. Ti shkon atje dhe je qytetar europian. Emigrantët që janë në Greqi që nuk kanë marr akoma letrat për arsyet që i dimë me pasaportën europiane janë njësoj si grekët, nuk kanë nevojë fare për pasportën greke. I mjafton pasaporta europiane e Shqipërisë sepse ka të njëjtën vlerë para ligjit, ka të njëjtën vlerë përpara sigurimit, ka të njëjtën vlerë edhe kur shkon të marrësh një letër te mjeku”, tha Rama.

#Rama #Populli #shqiptar #të #jep #ujë #në #bisht #të #lugës #marrin #të #keqen #kush #përflet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button