“Përse e bullizon opozitën?”, Rama: As e di ku është PD-ja, por më vjen keq për Kujtim Gjuzin

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kryeministri Rama i është përgjigjur edhe një pyetje se përse sulmon opozitën me terma si kënetë dhe buf dhe nuk prezanton programin për 4 vitet e ardhshme.
Kreu i qeverisë shprehet se asnjëherë nuk ka bërë akuza ndaj kundërshtarëve, teksa me nota ironie shton se i vjen keq për pjesëtarët e “Aleancës së Kënetës Madhështore”, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri që janë lënë pas dore.
“Diasporën do ta shihni më 11 maj. Në Shqipëri nuk bëhesh me 15% të votave kryeministër. Në Shqipëri janë 2.4 milionë rezidentë dhe nga ata që mund të votojnë janë më shumë se 80%. Pa merak se nuk janë 15%. Çfarë do të thotë mos e bullizo kundërshtarin? Unë nuk iu them kriminelë, hajdutë, vrasës, banditë, kapobandë, narkomanë. Këto janë përtej bullizimi, janë skandale, me kanun, ligj e zakon. Unë nuk hyj te familja e kundërshtarit. Kur shoh një buf kënete e ndaj me ju. Kjo është një mënyrë e sintetizuar për të përmbledhur esencën.
Program, posi. Kemi një program, pasi jemi të angazhuar për integrimin evropian. PBB nuk u rrit dy herë e gjysmë me muhabet e këngë, por me punë. Sot ai është 25 mld euro. Të ardhurat për frymë nuk rritën 3 herë me dajre e tepsi, por me punë e qeverisje. Bufit, buf do t’i themi, kënetë e ça kënetë. Unë nuk i përgjigjem PD, nuk e di ku është. Jam i prekur që Kujtim Gjuzi është lënë mënjanë. Jam ndjerë keq kur Selami Jenisheri e ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda. Si mos i përmendim, ne me këta po garojmë”, u shpreh Rama.
#Përse #bullizon #opozitën #Rama #është #PDja #por #më #vjen #keq #për #Kujtim #Gjuzin
Java News