Aktualitet

“Histori për libra”! Rama: Jam i vetmi lider shqiptar që kam udhëheqësit e BE në celularin tim

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i vetmi lider shqiptar që ka udhëheqësit e Bashkimit Europian në celularin e vet.

Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tha se kjo është një histori për libra dhe nuk mund të tregohet për sa kohë ai është në detyrë.

Sipas Ramës, për shkak të këtyre raporteve personale, raporteve institucionale dhe raporteve ndërqeveritare të krijuara gjatë qeverisjes së tij me BE-në, PS duhet të marrë një mandate të fortë në 11 maj, për ta çuar para procesin e integrimit.

“Interesi i Shqipërisë është para tifozllëkut partiak. Edi Rama është sot kryeministër dhe unë e PS e garantojmë që mbyllim negociatat dhe hyjmë në BE, për të gjitha nivelet që kemi arritur të kemi në raportin me Europën. Që nga nivelet shtetërore, te nivelet qeveritare, tek ato institucionale dhe peraonale. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e tjerë të Europës t’i ketë në celularin e vet. Por kjo është një histori për libra, nuk është histori për t’u treguar sot që unë jam në detyrë.

Dhe nëse një herë do ua tregoj, atëherë do ua tregoj. Pra nuk ka rëndësi nëse PS do të fitojë matematikisht. Çështja është që PS të marrë një mandate të fortë, që të mos i dalë njeri para bashkimit me Europën.

Pastaj s’jam unë në 2029, më mbaron mandati në 2029, kemi kry punë. Pak a shumë ratifikimi është 2 vjeçar, unë mendoj se do bëhet edhe më shpejt. Pastaj a jam unë që do ulem te ajo Albania atje apo do ulet dikush tjetër… Por unë jam që do e vë atë Albania atje”, tha Rama.

#Histori #për #libra #Rama #Jam #vetmi #lider #shqiptar #që #kam #udhëheqësit #në #celularin #tim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button