Aktualitet

“Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore, e padiskutueshme!”, Blushi si Meta: Synojmë të marrim 84 mandate

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i ftuar në studion e News 24 deklaroi se Koalicioni për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

Blushi shtoi se presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. Ai nënvizoi se vetëm nga Partia e Lirisë, do të jenë në total në parlamentin e ri 12 deputetë.

“Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore është e padiskutueshme, synojmë të marrim 84 mandate. Ne duam që të kemi sa më shumë vota, që të çojmë përpara reformat tona. Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. 12 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën. Do ta shndërrojmë Shqipërinë në vend prodhues. Partia e Lirisë do të ketë 12 deputetë në Kuvendin e ri. Ne duam të shembim këtë narko-shtet. Kryeministri është futur në bunker, njësoj si Hitleri në vitet e tij të fundit. Shqipëria është drejtuar nga një kryetar i një shoqate mafioze, ndërsa Meta është kthyer në një simbol frymëzues, simbol lirie”, tha Blushi.

Më tej, Blushi nënvizoi se diaspora do ta votojë Koalicionin për Shqipërinë Madhështore në zgjedhje, pasi shqiptarët u larguan dhunshëm jashtë vendit nga regjimi i Ramës.

“Të mos harrojmë se Edi Rama largoi dhunshëm 1 milion shqiptarë. Edi Rama ka ulur remitancat e emigrantëve me 50 përqind. Shqipëria vazhdon që të jetë vendi i dytë në botë për nivel ryshfeti. Ne po bëjmë çdo përpjekje që zgjedhjet të shndërrohen në referendum. Janë kërcënuar për vendin e punës të afërmit e shqiptarëve që jetojnë në diasporë. Nuk ka shans që opozita e sotme mos të fitojë zgjedhjet. Ne dyshojmë nëse do të marrim mbi 80 mandate apo jo, por fitorja nuk ka diskutim. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri të plotë. Programi i PL i jep fund korrupsionit. Kryetari i PL Ilir Meta po bën punë tepër të madhe edhe në kushte izolimi për fitoren madhështore më 11 maj”, u shpreh Blushi.

#Fitorja #Koalicionit #të #Shqipërisë #Madhështore #padiskutueshme #Blushi #Meta #Synojmë #të #marrim #mandate
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button