Aktualitet

Sula ‘në ankand’, Çupi: Berishës nuk i duhen njerëz me dinjitet! Oferta e Ramës, përmban ironi dhe të vërtetë

Për analistin Frrok Çupi, përjashtimi i Dash Sulës nga Berisha lidhet me faktin se Berishës nuk i duhen deputetë me përfaqësim dhe me dinjitet. Sipas analistit, oferta e Ramës ka brenda të vërtetën dhe ironinë dhe se është prova e fundit e Sulës për të zgjedhur se cilën rrugë do të marri.

“Analiza rreth këtij akti është interesant. Dash Sula është i papranueshëm për disa kualitete të tij , është përfaqësues i njerëzve dhe duke qenë i tillë ka një integritet dhe dinjitet. Berishës nuk i janë dashur depuetët me përfaqësim sepse ata janë me peshë dhe me dinjitet.

Nuk mund t’i marrësh si roje personale pas, ndaj i ka braktisur. Oferta që bën Rama ka brenda të vërtetë dhe ironi dhe ironia është ajo e dezinfektimit që do të thotë se PS nuk ka nevojë për të ardhur, por nëse dikush vjen nuk mund të sjell nga një parti humbëse këto vlera. Për arsye se është në treg tregon që është meritë dhe vlerë dhe vihet në provë inteligjenca e vetë zotit Sula. Mund të jetë prova e tij e fundit për të zgjedhur sec rrugë do marri.”

#Sula #në #ankand #Çupi #Berishës #nuk #duhen #njerëz #dinjitet #Oferta #Ramës #përmban #ironi #dhe #të #vërtetë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button