Aktualitet

“Zoti ua shtoftë!”- Berisha: Rama dhe Basha janë të dashuruar, por e kanë mbajtur të fshehtë

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD (sot drejtues politik i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’), të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se Rama e Basha e nxorën hapur dashurinë e tyre, që sipas tij, e kishin mbajtur të fshehur prej kohësh.

Në vijim të fjalës së tij Berisha tha se dashuritë janë me faza dhe sipas tij nuk ka asgjë të re në këtë histori.

Në përfundim, Berisha i uroi Ramën dhe Bashën, duke thënë ‘Zoti ua shtoftë dashurinë mes tyre’.

“Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re. E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë”, ka thënë Berisha.

#Zoti #shtoftë #Berisha #Rama #dhe #Basha #janë #të #dashuruar #por #kanë #mbajtur #të #fshehtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button