Nga Barcelona-Atletico Madrid te Angli-Shqipëri, kuqezinjtë gjejnë arbitrin që “i ka pasion” kartonët e verdhë

Tashmë është mësuar edhe arbitri që do të gjykojë në ndeshjen Angli-Shqipëri. UEFA ia ka besuar drejtësinë e këtij takimi spanjollit 42-vjeçar, Alejandro Hernandez. Një arbitër që ka CV të pasur teksa gjykon në La Liga dhe madje ishte arbitër kryesor në takimin e shumëpërfolur Barcelona-Atletiko Madrid.
Jo në ndeshjen e fundit, por në takimin që ofroi po të njëjtin spektakël kur Barcelona po fitonte 4-2 dhe Atletico Madrid barazoi gjithçka në 4-4. Pra eksperienca e Hernandez është e madhe, por pasioni i tij kryesor është ndëshkimi me karton të verdhë. Në rastin më të keq, Alejandro nxjerr të paktën 4 kartonë të verdhë, ndërsa shpesh ekipet mund të shohin edhe 7 kartonë të verdhë me të në fushë. Për këtë arsye, Shqipëria duhet të tregojë e kujdesshme pasi Alejandro nuk e fal edhe aq shumë lojën e ashpër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Nga #BarcelonaAtletico #Madrid #AngliShqipëri #kuqezinjtë #gjejnë #arbitrin #që #pasion #kartonët #verdhë
SportExpress