Aktualitet

“Berisha është katil në politikë, e pret i njëjti fat si Metën”, Frrok Çupi për listat e PD: Dash Sula është interesant dhe ka dinjitet, ndaj nuk i duhet

Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar listat e partive politike për të cilat u shpreh se PS ka tentuar që ta rinovojë ku 50% e kandidatëve janë të rinj.

Ndërsa duke ju referuar Partisë Demokratike ai tha se nga aty janë larguar të gjithë ata njerëz që kanë më shumë lidhje me bazën, pasi sipas tij se Berishën e pret burgu dhe ai është duke u përpjekur se kujt do mund t’ia lërë partinë.

Çupi e konsideroi Berishën ‘katil’ në politikë dhe se po përpiqet që të mbajë pranë vetes një grup të vigël besnik ndaj tij dhe nuk ka si prioritete fitoren.

“Po ti shohësh listat e të dyja palëve kanë tiparet e tyre që herë pas here dhe kryqëzohen, por në përgjithësi kanë tipare të veçanta, por ruajtja e statuskuos është e përbashkët dhe këtu PD dhe PL mundohen ta ruajnë këtë.

Ajo statuskuo ndryshon te PS e cila ka tentuar dhe po e përdor rinovimin e saj, ku rreth 50% të kandidatëve janë të rinj, po tenton energjizimin dhe po tenton shumë me çdo kusht lidhjen e çdo individi kandidat për deputet me elektoratin e vetë, gjë që mungon nga elektorati tjetër.

Tani pse janë larguar më tepër nga PD, largohen përgjithësisht njerëzit që kanë më shumë lidhje me bazën dhe kjo është tragjedia sepse në stauskuon e PD është ruajtja e një grupi të vogël që do jetë bllokues në parlament dhe besnik ndaj kryetarit të PD sepse të dy kryetarët e PD dhe PL i pret burgu.

Berisha është duke menduar se kujt do t’ia lërë partin, nuk mund t’ja lërë njerëzve që ka integritet, për mua Dash Sula është interesant dhe ka dinjitet, ka lidhje me njerëzit dhe një njeri i tillë nuk i duhet Berishës. Berisha është katil në politikë.

Pastaj flasim për Shkodrën të gjithë demokratët i janë bashkuar Lulzim Bashës sepse me burgosjen e Berishës do shkërmoqet i tëri sepse nuk funksionon më PD si parti e madhe dhe sa më shumë pjesëtohet aq më mirë do jetë për interesin e njerëzve.

Në të gjitha këto rrethana tiparet e të dyja partive që herë pas here kryqëzohen por që në përgjithësi janë të ndara bashkohen dhe elementi i ruajtjes së statuskuos dhe statuskuos së Berishës që realisht kush e njeh Berishën e di që ai s’po lufton për të fituar, pasi ka në kokë një grup të vogël por që ti ketë besnik ndaj vetes.”, tha ai.

#Berisha #është #katil #në #politikë #pret #njëjti #fat #Metën #Frrok #Çupi #për #listat #Dash #Sula #është #interesant #dhe #dinjitet #ndaj #nuk #duhet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button