Sport

“Eja serb, do t’i presim tre gishtat”: tifozë që bëjnë shqiponjën me duar kërcënojnë Vlahovic

Vlahovic

Aventura e mundshme e Dusan Vlahovic në Paris Saint-Germain sigurisht që nuk fillon në mënyrën më të mirë. Nuk ka ende një marrëveshje zyrtare për ta sjellë serbin nën hijen e Kullës Eiffel, por fërkimet e para tashmë po lindin. E faktorë janë bërë ultrasit më të zjarrtë dhe më të ashpër të klubit parisien. Në Francë, në fakt, një pankartë ka dalë kundër sulmuesit të Juventus, me kërcënime të qarta për serbin: “Vlahovic në Paris do të të presim tre gishtat” shkruhet në pankartën e mbajtur nga tetë tifozë. E mes tyre, janë dy që bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.

Referenca është qartësisht politike, në atë që në të kaluarën sulmuesi serb shfaqej me shenjën e 3 gishtave. Një simbol që drejtohet nga qielli, duke lavdëruar Serbinë e Madhe (Zotin, Atdheun dhe Carin). Një simbolikë që i përket krahut të djathtë të Serbisë që tenton të mos e njohë Kosovën dhe kufijtë e saj.

Lexo më tej: PSG ndan mendjen për Vlahovic, e kërkon personalisht Luis Enrique: bardhezinjtë duan 90 mln euro


E gjesti i Vlahovic duket se nuk i ka pëlqyer disa tifozëve të PSG. Ata më të flaktit kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh sulmuesit serb. Ndoshta mund të jenë me origjinë shqiptare, ose kosovare, duke parë gjestin e dy prej tyre me shqiponjë. E gjitha në funksion të uljes së tij të mundshme në Paris që do t’i hapte rrugën Lukaku në Juventus.

#Eja #serb #presim #tre #gishtat #tifozë #që #bëjnë #shqiponjën #duar #kërcënojnë #Vlahovic

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button