Aktualitet

“Asnjë ndërhyrje nga deputetët”, Balla takon vartësit: Arrestojeni djalin e Rrahman Rrajës

Taulant Balla mbajti mëngjesin e së hënës fjalimin e parë në Ministrinë e Brendshme, si drejtues i këtij dikasteri.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Policisë së Shtetit, Balla theksoi se merr stafetën nga një koleg dhe mik i tij “që njihet për seriozitetin dhe korrektesën” duke shtuar se kjo do t’ia lehtësojë punën në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ministri theksoi se nuk do të vijë me reforma për emërime dhe heqje nga puna, por për ata që nuk tregojnë gatishmëri të punojnë me ta, nuk ka vend.

“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.”

Po ashtu, ai ia bëri të qartë Policisë së Shtetit se deputetët nuk duhet të ndërhyjnë në punën e tyre.

“Kush pranon ndërhyrje nga deputetët, nuk do të mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Keni detyrë t’i dëgjoni me respekt, por për çdo rast që arsyeja e telefonatës përbën ndërhyrje në punën tuaj, ta drejtoni te unë.”

Balla tha se për rastin e dhunës në Krujë, Rrahman Rraja u vetëndëshkuar duke dorëzuar mandatin e deputetit. Por ai tha se i biri, i shpallur në kërkim, duhet arrestuar dhe për këtë s’ka asnjë pengesë.

“Unë nuk do të cedoj në asnjë rast për masat që do të ndërmerren për cënim të këtij standardi. Arrestoni Rexhep Rrajen” – tha Balla.

/a.r

#Asnjë #ndërhyrje #nga #deputetët #Balla #takon #vartësit #Arrestojeni #djalin #Rrahman #Rrajës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button