Sport

1-0 dhe 3-0 është po njësoj, e gjithë bota parashikon humbjen e Shqipërisë

Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Në këtë intervistë, Rraklli ka folur sa i përket ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, ndërsa në fund është prekur edhe tema e diskutimeve të fundit sa i përket lojtarëve shqiptarë të Kosovës që janë pjesë e Kombëtares tonë. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)
?
“Nëse do të isha unë në vendin e Silvinjos, do të synoja që të bëja emër në mes të Ëembley. Jo vetëm Silvinjo, por flas për Shqipërinë, për FSHF. Do të rrezikoja se humbjen në xhep e kemi, e gjithë bota parashikon humbjen tonë. Përse të mos guxojmë, përse të mos bëjmë diçka ndryshe nga ajo e të kthyeri mbrapa gjithë kohën. Të mundesh 1-0 dhe 3-0 është po njësoj. Nëse rri mbrapa për 90 minuta, në një moment do ta lëshosh veten, nuk ka shans, edhe pse futbolli nuk është shkencë ekzakte”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

#dhe #është #njësoj #gjithë #bota #parashikon #humbjen #Shqipërisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button