Sport
Tuheli e nis me risi te Anglia, jep urdhërin e veçantë për seancat stërvitore

Tomas Tuhel ka nisur ka zhvilluar seancën e parë stërvitore si trajner i Anglisë. Trajneri gjerman ka nisur nga puna për debutimin e tij në krye të “tre luanëve”, që do të përkojë me përballjen kundër Shqipërisë. Tuheli ka vendosur të bëjë ndryshime në agjendën e Anglisë.
Tashmë, në mëngjes nuk do të kryhen më seancat stërvitore, por konferencat për mediat. Sa i përket stërvitjes, Tomas Tuheli dëshiron që ato të zhvillohen sa më afër orës së nisjes së ndeshjeve. Seanca e sotme është kryer duke filluar nga ora 16:30./Sport Ekspres/
#Tuheli #nis #risi #Anglia #jep #urdhërin #veçantë #për #seancat #stërvitore
SportExpress