Sport

“Turp, Shqipëria nuk e bleu me para Etnik Brrutin”! Reagimi i Altin Rrakllit kur dëgjon se Shqipëri-Kosovë shkon në FIFA: Çfarë është kjo idiotësi?

Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Legjenda e Kombëtares ka folur sa i përket ndeshjes Angli-Shqipëri dhe njëkohësisht ka komentuar edhe temat e fundit në lidhje me Etnik Brrutin. Rraklli është shprehur i habitur për gjithçka po ndodh në këto kohët e fundit, ndërsa thekson se lojtari ishte i lirë për të bërë zgjedhjen e tij dhe kurrsesi nuk mund të quhet tradhtar.
?
“Unë e kuptoj se në Kosovë janë të mërzitur nga Europiani Shqipëri-Serbi. Po tani t’i themi gjërat si janë, ne nuk po bëjmë krushqi me serbët, shikoni pak qëllimin. Në fund, nuk do të ketë asnjë bashkëpunim më tepër sesa ky që do të ketë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit Shqipëri-Serbi, që je i detyruar. Kjo është e vërteta, Shqipëria do të luajë në shtëpinë e saj dhe Serbia në Serbi, nëse do të ndodhte e kundërta po, është e drejtë. Megjithatë është një turp i madh për presionin që i është bërë djalit, Etnik Brrutit, që erdhi te Shqipëria. Djali nuk zgjodhi as Greqinë dhe as Maqedoninë e Veriut. Ne nuk i kemi thënë tradhtar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, po i themi tradhtar Etnik Brrutit? Këtë që plasi e marrë vetëm në kontekstin se Shqipëria do të bëjë Europianin me Serbin dhe prandaj po komentohet kështu, pasi unë mendoj se Ademi pavarësisht asaj që thotë, thellë në zemrën e tij është i lumtur që një lojtar kur nuk zgjedh Kosovën, të paktën zgjedh Shqipërinë, duhet të jetë i lumtur mendoj.

Shqipëria nuk e ka blerë Brrutin me para, a nëse Ademi ka dëgjuar se Shqipëria e ka bindur Bruttin duke e blerë me para, duke e bindur në një mënyrë jo të drejtë, atëherë po ka të drejtë, por jo kështu. Nuk ka llogjikë as ideja që ti po e rrit vet lojtarin dhe duhet ta kesh ti. Ne jemi në një klub, e rrisim lojtarin deri sa shkon 18-vjeç dhe pastaj ai na ikën, marrim vetë një shumë të vogël fitimi për formimin e lojtarit dhe çfarë quhet kjo, tradhti? Është budallëllëk i madh kjo e dërgimit të çështjes në FIFA, nuk ka rregull FIFA për këto budallëllëqe që t’i heqësh lojtarët Shqipërisë”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

#Turp #Shqipëria #nuk #bleu #para #Etnik #Brrutin #Reagimi #Altin #Rrakllit #kur #dëgjon #ShqipëriKosovë #shkon #në #FIFA #Çfarë #është #kjo #idiotësi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button