Aktualitet

“Në spital të thashë lamtumirë”/ Mesazhi prekës i Thaçit në kurorën me lule për babanë e tij

Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ky është mesazhi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në kurorën me lule për babanë e tij, Haxhiun, i cili pas pak do të varroset në Burojë.

Hashim Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ky vendim i Speciales ka ngjallur reagime të shumta mbrëmë, duke e quajtur si çnjerëzore.

Pak ditë para vdekjes, ish-presidenti erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në QKUK i cili ishte i shtrirë aty për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore

#Në #spital #të #thashë #lamtumirë #Mesazhi #prekës #Thaçit #në #kurorën #lule #për #babanë #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button