Euro, në nivelin me të lartë në pesë muaj

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje masive të shpenzimeve. Euro u mbiçmua me 0.25% në raport me dollarin amerikan këtë të martë.
Votimi i projektligjit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe infrastrukturën që i lejon Gjermanisë të injektojë qindra miliarda euro duke gjallëruar atë që dikur ishte ekonomia më e fortë e Evropës, pritet ti japë një shtysë edhe më të madhe monedhës europiane.
Euro është forcuar me gati 7% kundrejt dollarit amerikan që prej janarit kur shënonte edhe vlerën më të ulët.
Propozimi I iniciuar nga kancerali I ardhshëm gjerman Merz do t’I lejojë Gjermanisë të shpenzojë 1% të prodhimit të brendshëm bruto ose 45 miliardë euro për mbrojtjen ndërsa parashikohet edhe krijimi I një fondi të posaçëm prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë.
Tregu po vëzhgon gjithashtu zhvillimet mbi një marrëveshje të mundshme paqeje Rusi-Ukrainë, e cila do të ishte pozitive për monedhën europiane.
E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan i cili po luhatet ndjeshëm pasi frika se politikat agresive tarifore të presidentit Donald Trump mund të shkaktojnë një ngadalësim të gjerë ekonomik, kanë dobësuar monedhën e gjelbër.
Analistët janë në pritje të vendimit të Rezervës Federale e cila duket se do ta ketë të vështirë vendimarrjen mes shqetësimeve në rritje të inflacionit.
Zyrtarë të bankës amerikanë janë shprehur se lufta e përshkallëzuar do të ndikojë ekonominë amerikane dhe institucioni do të tregohet i kujdesshëm me vendimet për uljen e mëtejshme të normave të interesit, që drejtpërdrejt do të ndikojnë edhe kursin e këmbimit valuator.
#Euro #në #nivelin #të #lartë #në #pesë #muaj
Java News