Aktualitet

Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në aset strategjik të NATO-s, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin sot (18 mars) për inspektim në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.

Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.

Drejtuesit e bzës e njohën kryeministrin me investimin, armatimet dhe përforcimet ushtarake.

Ministri Vengu e njohu kreun e qeverisë edhe me rritjen e shkallës së teknologjisë ushtarake dhe blerjeve të kryera që i shërbejnë Forcave të Armatosura.

Kryeministri inspektoi edhe dhomat strategjike dhe operacionale të bazës, ku u informua për taktikat dhe cilësinë e pajisjeve bashkëkohore, si kamerat termale, dronët dhe distanca e filmimit të tyre deri në 40 km.

Të gjitha këto në shërbim edhe të aksioneve të tjera si ndjekja e makinave, patrullimet detare dhe gjurmimet. Drejtuesit e bazës përshkruan edhe patrullimet me avionë dhe dronë, jo vetëm të kufirit detar dhe tokësor, por edhe bashkëpunimi me agjenci të tjera ligjzbatuese ose jo.

Kryeministri u drejtoi disa pyetje teknike ushtarakëve, duke nënvizuar nëse kjo teknologji shërbente edhe për evidentimin e ndërtimeve pa leje.

Ministri Vengu e njohu kreun e qeverisë edhe me investimet në infrastrukturë godine për akomodim të personelit.

“350 persona personel, bazë akomodimi. Rehabilitim i ish-shëtpisë së oficerëve, që të qëndrohet në kushte komode personali dhe familjarët. Salla, klasa dhe laboratorë”, tha Vengu.

Në fund u inspektua edhe hapësira për aktivitete jashtë atij ushtarak, si ato sportive, palestra, sheshet e pushimit dhe të tjera ambiente shlodhëse të projektuara.

 

#Rama #dhe #ministri #Vengu #inspektojnë #Bazën #Ajrore #të #Kuçovës #kthehet #në #aset #strategjik #të #NATOs #dronë #dhe #teknologji #ushtarake #fjalës #së #fundit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button